Digjen dy makina në Lezhë, njëra e kryetarit të bashkisë

Prishtinë | 25 Sht 2017 | 10:00 | Nga

Dy automjete kanë marrë flakë pas mesnatës në një parking pallati në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës.

Mësohet se një prej tyre, në pronësi të një gruaje, është edhe Mercedesi i përdorur nga kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.

Në vendngjarje shkuan ekipe zjarrfikësish që bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe policia që po heton shkaqet e rënies së zjarrit, shkruan Top Channel.

Hetuesit kanë marrë në pyetje disa persona dhe kanë sekuestruar pamjet e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme