Digjet një banesë te Parku i Qytetit në Prishtinë

Prishtinë | 18 Kor 2018 | 16:13 | Nga

Sot rreth orës 14:30, policia ka marrë informatën se në afërsi të Parkut të qytetit, saktësisht në rrugën “ Halil Alidema” në Prishtinë, një banesë është përfshirë nga zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore, zjarrfikësit si dhe ekipet mjekësore.

Zjarri, sipas policisë, është lokalizuar shpejtë nga ana e zjarrfikësve, raportohet vetëm dëme materiale.

Aktualisht policia është duke bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme