Një zjarr ka shpërthyer para pak çasteve në një objekt në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin që është jo shumë larg një trafoje të energjisë elektrike.
Shaban Kremeni, zëvendës i shefit të ndërrimi, tha për EkonomiaOnline se me të marr lajmin për zjarrin në këtë objekt, kanë dal në vendin e ngjarjes për shuarjen e tij.
Ai tha se është djeg një serë e Hortikulturës por që nuk e din ende shkaktarin e zjarrit.
“Nuk e dimë shkaktarin, por na kanë thënë që po djegien serat e lulishtes por nuk e dimë cili është shkaktari. Për momentin jemi të fokusuar në shuarjen e zjarrit”, tha ai.
Zjarrfikësit arritën që të shuajnë zjarrin dhe të vënë nën kontroll situatën.