Digjet një objekt në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë

Prishtinë | 03 Dhj 2019 | 16:43 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një zjarr ka shpërthyer para pak çasteve në një objekt në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin që është jo shumë larg një trafoje të energjisë elektrike.

Shaban Kremeni, zëvendës i shefit të ndërrimi, tha për EkonomiaOnline se me të marr lajmin për zjarrin në këtë objekt, kanë dal në vendin e ngjarjes për shuarjen e tij.

Ai tha se është djeg një serë e Hortikulturës por që nuk e din ende shkaktarin e zjarrit.

“Nuk e dimë shkaktarin, por na kanë thënë që po djegien serat e lulishtes por nuk e dimë cili është shkaktari. Për momentin jemi të fokusuar në shuarjen e zjarrit”, tha ai.

Zjarrfikësit arritën që të shuajnë zjarrin dhe të vënë nën kontroll situatën.

Të ngjashme