Digjet një pjesë e fabrikës së Grave të Krushës

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 12:10, një pjesë e fabrikës së Grave të Krushës është përfshirë nga zjarri.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar shefi i kabinetit të Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Veli Gashi, i cili ka thënë se dëmet materiale janë të konsiderueshme, por që fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 12:10, neve na lajmëruan gratë e kooperativës Krusha se një pjesë e fabrikës së tyre është përfshirë nga zjarri”.

“Dëmet materiale janë të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga ky incident”.

“Ekipi i kryetarit të Komunës së bashku me ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë angazhuar vazhdimisht në fikjen e zjarrit”.

“Gjithashtu edhe një numër i madh i banorëve të Krushës iu kanë dalë në ndihmë zjarrfikësve”.

“Sa i përket ndihmës komunale, ne do të gjejmë forma që t’i mbështesim gratë e Krushës së Madhe në mënyrë që sa me shpejt të fillojë prodhimi në këtë fabrikë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme