Policia njofton se një person ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë objekti i restorantit të tij.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur në fshatin Tupec pas mesnatës të së hënës.
Njësitë përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar një mashkull i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar.