Drejtori i një shkolle në Suharekë ka njoftuar policinë se persona të panjohur i kanë vënë flakën shkollës e cila nuk është në funksion.
Rasti ka ndodhur në fshatin Mushtisht të Suharekës, mëngjesin e së mërkurës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Drejtori i shkollës ka njoftuar policinë se persona të panjohur i kanë vënë flakën shkollës së vjetër, e cila nuk është në funksion.
Përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për të lënduar.
“Fsh. Mushtisht, Suharekë 05.05.2021 – 06:30. Ankuesi mashkull kosovar drejtor i shkollës ka raportuar se persona të panjohur i kanë vënë flakën shkollës së vjetër e cila nuk është në funksion. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kurse zjarrfikësit kanë arrit të lokalizojnë zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.