Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mesnatës. Si pasojë e zjarrit, 6 persona kanë pranuar ndihmë mjekësore për shkak të asfiksimit. Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. “Është përfshi nga zjarri shtëpia prone e ankuesit mashkull kosovar. Ne […]
Digjet shtëpia në Gjakovë, persona kërkojnë mdihmë mjekësore

Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mesnatës.
Si pasojë e zjarrit, 6 persona kanë pranuar ndihmë mjekësore për shkak të asfiksimit.
Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.
“Është përfshi nga zjarri shtëpia prone e ankuesit mashkull kosovar. Ne vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Si pasoj e zjarrit gjashtë persona kanë pranuar tretman mjekësor si pasoj e asfiksimit”, thuhet në njoftimin e policisë.











