Zyra e Arkivit të Pejës është përfshirë nga zjarri gjatë mbrëmjes. Me këtë rast janë djegur disa pajisje që kanë qenë në zyrë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, dyshohet se dyshohet shkaktar ishte një ngrohëse elektrike që kishte qenë e kyçur gjatë tërë natës
“Një zyre e Arkivit Komunal është kapluar nga zjarri gjatë natës, dyshohet shkaktar ishte një ngrohëse elektrike që kishte qenë e kyçur gjatë tërë natës. Si pasojë e zjarrit, është djegur një kompjuter, një printer dhe një tavolinë e punës. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe eksperti i zjarreve. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.