Digjitalizohen dokumente të viteve 90-ta lidhur me organizimin dhe menaxhimin e arsimit shqip

Prishtinë | 15 Gus 2023 | 11:11 | Nga Hana Lohaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të projektit “Arkiva e Sistemit Arsimor Paralel gjatë viteve të nëntëdhjeta në Kosovë” është lansuar platforma “Arkiva Digjitale – Eduarkiva”, raporton Ekonomia Online. Në platformë aktualisht gjendet i digjitalizuar koleksioni “Zijadin Gashi”, i cili përmban dokumente të rëndësishme të viteve 90-ta lidhur me organizimin dhe menaxhimin e arsimit shqip.

Dokumentet e digjitalizuara janë dokumente të arkivuara në Arkivin Komunal të Prishtinës ku përfshihen vendime, raporte, informata, aktvendime, ankesa, manuale, kurrikula, etj, të cilat kanë karakterizuar arsimin e viteve 90-ta. Sipas organizatorëve projekti synon digjitalizimin nëpër arkivat komunal në të gjitha qytetet e Kosovës e po ashtu edhe në Arkivin Kombëtar.

Madje thanë se qëllimi i digjitalizimit të dokumenteve arkivore arsimore është që t’u shërbej dhe të lehtësoj qasjen për studentë, hulumtues, profesionist dhe të gjithë të tjerët që kanë interes për të njohur të kaluarën e arsimit shqip.

Abaz Makolli, ushtrues i drejtorit të Arkivit Komunal të Prishtinës, tha se ky projekt ka rëndësi të madhe dhe si i tillë do ua bëjë shumë më të lehtë qasjen hulumtuesve e studiuesve të shumtë në arkivë.

“Ky projekt ka pasur për qëllim ka ndodhur pikërisht duke iu falenderuar faktit  që kemi pasur një marrëveshje bashkëpunimi në mes të arkivit, institutit EduTask dhe Universitetit të Prishtinës. Ky projekt ka pasur për qëllim digjitalizimin e kësaj lënde shumë të cmueshme dhe të rëndësishme për të gjithë qytetarët e Kosovës e sidomos të Prishtinës e arkivi do ta ketë shumë më të lehtë casjen nëpër dokumenta, studiues e hulumtues të shumtë nga sot do ta kenë qasjen më të lehtë”, u shpreh Makolli.

Diana Lekaj, drejtoreshë e “EduTask”, tha se projekti në fjalë është i mbështetur nga Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë dhe se platforma do të shërbejë si depozitor digjital i institucioneve që do t’i lidhë diciplinat e edukimit e të kulturës.

“Me kënaqësi të madhe prezantojmë sot një hap të madh në sektorin e arsimit në Kosovë. Instituti EduTask e lanson arkivën digjitale Eduarkiva dhe koleksionin e parë në kuadër të projektit arkiva e sistemit arsimor shqip gjatë viteve të 90-ta në Kosovë”.

“Ky projekt është i mbështetur nga Komuna e Prishtinës, Drejtoria për Kulturë, me një grant simbolik. Pra sa për informacion EduArkiva është një depozitor digjital i institucioneve digjitale që i lidhë diciplinat e edukimit, të kulturës dhe ka për qëllim që të mbldhë, të ruajë dhe të vëjë në dispozicion në këto dokumente të fushës së arsimit”, u shpreh Lekaj

Zijadin Gashi, shef i Departamentit të Historisë, i falënderoi për bashkëpunim të pranishmit, rrapton EO.

“E përgëzoj drejtorin e Arkivit, Abaz Makolli e edhe përfaqësuesit e organizatës Edutask që janë marrë me këtë iniciativë. Në vitet 1990-99 ne e kemi ndërtuar një sistem të pavarur dhe arsimi ka funksionuar në mënyrë institucionale me rregullativë. Përveç që e kemi ruajtur e kemi begatuar sistemin e arsimit ne e kemi ndalur edhe shpërnguljen”, u shpreh Gashi.

Arkivi Komunal i Prishtinës është themeluar me 21 janar 1969 me qëllim që të grumbullimit, evidentimit, ruajtjes, rregullimit, dhe publikimit së lëndës arkivore për shfrytëzim nga qytetarët. Arkivi Komunal i Prishtinës është një ndër arkivat më të mëdha në Kosovë, raporton EO.

Institucioni është relativisht i ri dhe ka sasi të madhe të lëndës arkivore në kuadër të fondeve dhe koleksioneve arkivore duke mbuluar një territor të hapur të institucioneve dhe organizatave në Komunën e Prishtinës.

Arkivi i Prishtinës sot ka më se 226 fonde dhe koleksione arkivore. Lënda arkivore mbulon periudhën prej vitit 1945-1999 përfshirë organet komunale, gjykatat, ekonomin, arsimin, shëndetësinë dhe institucionet e kulturës, etj.

Koleksionet arkivore arrijnë deri 7 226 metër gjatësi. Arkivi i Prishtinës i shërben rreth 1 000 palëve brenda viti me dokumentacion përkatës.

Të ngjashme