Pas Prishtinës dhe Gjilanit, Komuna e Vushtrrisë nga sot ka filluar të ofrojë shërbimin digjital për qytetarët.
E-Kioskat të vendosura para godinës së komunës dhe objektit të QRC do të jenë gjatë gjithë javës për 24 orë në dispozicion të qytetarëve, duke rritur kështu cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve për dokumentet e gjendjes civile.
Falë këtij projekti të financuar nga Komuna e Vushtrrisë dhe USAID-i, qytetarët nuk kanë nevojë të presin e as të kontaktojnë sportelet e Komunës.
Qytetarët shprehen të kënaqur me këtë projekt, sepse nuk qëndrojnë në radhë për dokumente të ndryshme.