Dikur i kishte 206 kilogramë, tash femrat çmenden për të

Prishtinë | 22 Kor 2016 | 15:32 | Nga

Richard Bryansk kishte shtuar në peshë (206), pas vdekjes së papritur të babait të tij në vitin 2005.

Ai ishte personi i parë që kishte gjetur trupin e pajetë të babait të tij, ndërsa për tu shëruar nga traumat i ishte kthyer ushqimit. Ai ishte trashur aq shumë, sa që nuk ka mundur të ulet në karrigen e shkollës, transmeton Telegrafi.

“Babai im ka qenë plotësisht i verbër për shkak të diabetit, dhe të gjitha punët jam detyruar t’i kryej pa ndihmën e askujt.

Në vitin e parë të shkollës së mesme, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, dhe një ditë duke u kthyer nga shkolla, pashë që para shtëpisë po qëndronte qeni ynë.

Menjëherë e kuptova se diçka nuk është në rregull, dhe kur u futa brenda ai ishte rrëzuar në dysheme. Pasi që ngjyra e trupit i kishte ndërruar, e kontrollova nëse po merrte frymë. Prej atij momenti fillova të ha pa kontroll për të mposhtur pikëllimin”, ka deklaruar Richard.

“Aty vendosa të ndryshojë gjithçka. Mjekët më thanë se do të vdesë shumë i ri ose do të kalojë jetën në shtrat, si i palëvizshëm për shkak të mbipeshës. Në ato momente u shikova në pasqyrë ,dhe pas disa minutave i thash vetes mjaft më”, ka shtuar Bryansk.

Nga dëshira e madhe për t’u dobësuar, ai filloi të mbajë shënime lidhur me gjithçka që hante dhe numrin e kalorive të tyre. Filloi të vrapoj, por rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe nutrocionistët.

2-139_1469189709-2192602

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme