Steriliteti tek femrat – Shkaqet dhe faktorët e rrezikut

Prishtinë | 25 Kor 2016 | 10:44 | Nga

Në ditët e sotme infertiliteti është I pranishëm dhe vajzat nëse nuk mbeten shtatzënë për një periudhë prej 18 muajsh pavarësisht marrëdhënieve të rregullta seksuale dhe pa përdorimin e kontraceptivëve, duhet të fillojnë menjëherë me kryerjen e kontrolleve dhe trajtimeve.
Tek çiftet në moshë më të rritur, kryerja e kontrolleve fillon pas gjashtë muajsh. Numri optimal i marrëdhënieve seksuale është katër herë në javë, ndërsa numri i fekondimit është 6 (gjashtë) edhe nëse keni më pak se tre herë marrëdhënie në javë.

Tek 85% e vajzave fekondimi arrihet gjatë një viti, dhe tek 10% e vajzave nuk mbeten shtatzënë as pas tre vitesh – shpjegon dr. Mitko Ivanovski, specialist gjinekolog –obstetër në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Incidenca e infertilitetit në botë është 10-16%. Meshkujt janë shkaktarë 40%, pothuajse i njëjti numër është edhe për gratë, ndërsa rreth 20% e rasteve riprodhuese kanë të bëjnë me probleme të përgjithshme, me çrregullim të gjendjes normale tek të dy partnerët.

Faktorët më të zakonshëm për rrezikun e infertilitetit tek gratë.

Me kalimin e moshës reduktohet jo vetëm cilësia por edhe sasia e qelizave vezore të cilat shpesh ndikojnë në cilësinë e embrioneve. Sipas të dhënave statistikore, mundësia për të mbetur shtatzënë nga mosha 35-40 vjeçare reduktohet deri në 33%, ndërsa pas moshës 40 vjeçare indeksi i fertilitetit reduktohet deri në 87%.

Mbi moshën 44 vjeçare mundësia për të mbetur shtatzënë me anë të IVF është nën 2%. Rreth 90% e qelizave vezore tek gratë që i përkasin moshës 40 vjeçare, janë abnormale. Shkalla e abortit mbi moshën 40 vjeçare është më e madhe se 33%.

Statistikisht, incidenca e shtatzënive abnormale tek gratë që i përkasin moshës mbi 40 vjeçare është 1/38. Me kalimin e moshës gjithashtu rritet rreziku ndaj kromozomeve gjenetike, keq-formime tek pasardhësi si dhe numri i aborteve spontane.

Pirja e duhanit, alkoolit dhe marrja e drogës e rrisin rrezikun e infertilitetit në mënyrë domethënëse si tek meshkujt ashtu edhe tek gratë. Gjithashtu, pirja e duhanit redukton efektin e trajtimit të infertilitetit.

Çrregullimi – të ushqyerit jo siç duhet (anoreksia apo bulimia)si dhe praktik-imi i dietave rigoroze mund të shkaktojnë fertilitet tek gratë.

Rritja e peshës trupore mbi atë normale, është një problem aktual, veçanërisht për vendet moderne të industrializuara, si rezultat i stilit të ri të jetesës dhe të ushqyerit, përveç një numri të shumtë të sëmundjeve ndikon edhe në infertilitet.

Nëse gruaja është vegan, atëherë duhet të sigurohet se ushqimi të cilin ajo konsumon ka mjaftueshëm hekur, acid folik, zink dhe vitaminë B12, në të kundërt rrezikohet mundësia për të mbetur shtatzënë.

Gratë të cilat janë të prira për kryerjen e përditshme të ushtrimeve rigoroze, mund të kenë problem me ovul imin dhe ciklin menstrual.

Marrëdhëniet seksuale të tepërta dhe pa mbrojtje shkaktojnë shfaqjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Si rezultat i të cilave shkaktohet infertiliteti. Shembulli më i zakonshëm është infeksioni Klamidia (Chlamydia) e cila mund të shkaktojë inflamacion dhe dëmtim të tubave fallopiane me infertilitet sekondar. Ekspozimi i shpeshtë ndaj pesticideve, herbicideve, metaleve të rënda, etj, shpesh shoqërohen me problem të infertilitetit si tek gratë ashtu edhe tek meshkujt.

Gjithashtu, konsumimi i tepërt i disa ilaçeve të caktuara mund të ulë nivelin e pjellorisë tek gratë siç janë: ilaçet anti-inflamatore pa steroide, psh: ibuprofeni, etj.

Terapia me rrezatim dhe kimioterapia janë gjeneratorë të infertilitetit tek gratë, para së gjithash për shkak të dëmtimit të funksionit të vezoreve.

Kanceri në traktin gjenital apo i organeve të cilat ndodhen pranë traktit gjenital dhe trajtimit të tij (operativ, me rrezatim apo kimioterapi), mund të shkaktojë infertilitet.

Çrregullimi i funksionit të gjëndrës tiroide (hipoteroidizmi ose hipertiroidizmi)

Gjendjet mjekësore të cilat janë të lidhura me pubertetin e vonuar ose me mungesë të menstruacioneve siç është sëmundja e sheqerit, sëmundjet e traktit gastrointestinal, sindromi Cushing, sëmundja e veshkave dhe e gjëndrës mbi veshkore, etj. Gjithashtu anomalitë gjenetike dhe kromozomale zakonisht lidhen me reduktimin e fertilitetit tek femrat.

Cilat janë shkaqet më të njohura të infertilitetit tek gratë?

Mungesa e ovulimit – zakonisht ndodh tek gratë të cilat kanë të konfirmuar çrregullim / disbalancim hormonal, siç është sindromi policistik ovarian, ose tek rastet me rritje të sekretimit prolaktin – hiperprolaktinemia.

Shkaqe të tjera kanë të bëjnë zakonisht me mundimin fizik – kryerja e ushtrimeve rigoroze, të ushqyerit jo siç duhet, lëndim ose tumor në vezore… Nëse mungesa e ovulimit është shkaku i vetëm i infertilitetit tek gratë, ekziston mundësia për eliminimin e këtij shkaku dhe stimulimin e funksionimit ovarian dhe me ndihmën e disa ilaçeve të caktuara të arrihet ovulimi dhe shtatzënia.

Anomalitë në qafën e mitrës ose në mitër. Shkaqet më të njohura për sa i përket qafës së mitrës janë infeksionet kronike – cervicitis ose ndryshimet funksionale të cilat manifestohen kryesisht nëpërmjet reduktimit të cilësisë së mukozës së mitrës.

Kjo zakonisht ndodhë si pasojë e intervenimeve dhe operacioneve na qafën e mitrës siç janë djegiet, konizimi i thellë ose amputimi të cilat kryhen për trajtimin e ndryshimeve parakanceroze dhe kanceroze të qafës së mitrës. Gjithashtu, disa pozicione abnormale të mitrës ( retrovizimi) ndikojnë në infertilitet.

Anomalitë e lindura të zhvillimit të mitrës (mitra njëbrirëshe , mitra dybrirëshe, ndarje të lindura të mitrës, etj.), gjithnjë dhe më tepër theksohen si shkak i infertilitetit tek femrat.

Gjithashtu, prania e Synechiae ( disa inde të rritura në mitër) si rezultat i proceseve inflamatore apo ndërhyrjeve agresive (aborti) të cilat shkaktojnë infertilitet.

Gjithashtu duhet të përmenden edhe polipet e endrometriumit ose miomet (tumoret fibroide)në mitër të cilat gjithashtu shkaktojnë infertilitet. Fatmirësisht, të gjitha rastet e lartpërmendura, në shumicën e rasteve zgjidhen me sukses me anë të kirurgjisë.

Faktori tubal i infertilitetit i cili shpesh është si rezultat i proceseve inflamatore të tubave fallopiane, zakonisht si rezultat i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme endometrioza ose adhezimi. Shumë shpesh, faktori tubal është shkak i aborteve.

Endometrioza – e cila manifestohet kur indi endometrial implantohet dhe rritet jashtë mitrës, me përfshirje të shpeshtë të funksionit ovarian (nëpërmjet krijimit të ashtuquajtura ciste çokollatë), mitra (adenomioza) dhe tubat fallopianë ( inflamacion, rritje abnormale dhe mosfunksionim). Në varësi të rasteve, trajtimi kryhet në mënyrë kirurgjike, me ilaçe ose i kombinuar. Mungesa primare ovariane ose humbja e parakohshme ovariane (para moshës 40 vjeçare). Zakonisht shkaqet janë të panjohura, por kushtet të cilat lidhen memenopauzën e parakohshme është gjeneza familjare, sëmundjet e sistemit imunitar, kimioterapia apo terapia me rrezatim, stresi, duhani, marrja e drogës, etj.

Forma e infertilitetit paraqitet si infertilitet idiopatik për të cilin nuk mund të gjenden apo zbulohen shkaqet e vërteta. Sipas të dhënave të literaturës, infertiliteti idiopatik shfaqet tek 10-15 % e çifteve. Tek ky lloj infertiliteti, shqyrtimet e ndërtimit anatomik dhe testet funksionale nuk tregojnë devijim as tek meshkujt as tek femrat (spermogram normal dhe test postkoital , mungesë të antitrupave antispermal, mitër dhe tuba fallopianë normalë, funksion normal të vezoreve të përcaktuara me anë të matjes së temperaturës bazë, mungesë të infeksioneve, etj).

Sipas treguesve statistikorë, çiftet me infertilitet idiopatik kanë 40-89% mundësi për shtatzëni për një periudhë tre vjeçare. Mosha e rritur tek gratë dhe periudha e gjatë e infertilitetit, janë faktorët të cilët ndikojnë në reduktimin e shtatzënisë spontane të çifteve.

Fatmirësisht, shumica e shkaqeve të përshkruara të infetilitetit, mund të trajtohen me anë të kirurgjisë ose me anët të ilaçeve, si dhe me aplikimin e teknologjisë moderne për riprodhim të asistuar, të cilat bëjnë të mundur arritjen e shtatzënisë së shumëpritur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme