Ish-studenti i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Dardan Kastrati ka arritur që të pranohet në Universitetin Teknik të Vjenës, në Austri, ku shumë shpejt pritet t’i fillojë studimet e nivelit master.
Ai thotë se pa UBT-në, pranimi në këtë universitet me renome botërore do të mbetej vetëm një ëndërr e parealizuar.
“Si çdo i ri që më tepër ka dëshira sesa njohuri për një profesion, edhe unë kisha paqartësi dhe nevojë për dituri e informata në rrafshin profesional, por falë ndihmës së profesorëve të Arkitekturës në UBT, unë i kam tejkaluar këto pengesa dhe të përgatitem profesionalisht, aq sa edhe të pranohem në një universitet me renome botërore dhe të realizoj ëndrrën time të kahmotshme”, theksoi Kastrati.
Sa i përket kurrikulës së programit, ai u shpreh se mënyra e studimit dhe ligjërimit në UBT, është shumë e ngjashme me atë të Universitetit Teknik të Vjenës dhe sipas tij, ky fakt po i ndihmon atij të adaptohet me studimet në një universitet evropian.
Studenti Kastrati tregoi se gjatë kohës sa ishte në studimet bachelor, ai kishe bërë disa plane e projekte, të cilat u dërguan për realizim në Francë e Gjermani.
Ëndrra e këtij studenti për të ardhmen, është që të kthehet në Kosovë dhe të ofrojë kontributin e vet në dhënien e ideve dhe realizimin e projekteve inovative arkiektonike.