Dikush ia pa hairin pandemisë, aplikacionit Zoom i dyfishohet fitimi

Prishtinë | 01 Sht 2020 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Aplikacioni i famshëm për biseda me video përmes internetit, Zoom, ka shënuar rritje të madhe të të hyrave në çerekun e dytë të vitit. Fitimi gjatë kësaj periudhe u dyfishua.

Të hyrat u rritën 355 për qind dhe shkuan në 663.5 milionë dollarë për muajt maj, qershor dhe korrik, duke i tejkaluar parashikimet e analistëve për 500.5 milionë dollarë, shkruan BBC.

Fitimi shkoi në 186 milionë dollarë, ndërsa numri i klientëve u rrit për 458 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Aplikacioni për biseda në grup është përdorur shumë gjatë pandemisë për shkak të rritjes së numrit të punëtorëve që punuan nga shtëpia dhe të mbajtjes së mësimit nga distanca.

Vlera e aksioneve të këtij aplikacioni arriti nivel rekord të hënën, ndërsa kompania e rriti parashikimin për shtimin e të hyrave për 30 për qind.

Gjatë tremujorit, kompanitë e mëdha që u bënë kliente të këtij aplikacioni u shtuan dhe numri i tyre arriti në 988.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme