Për pak sa nuk shpërthyer ndonjë konflikt fizik mes deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha, dhe shefit të GP të LDK-së, Arben Gashi.
Debati ka ardhur pas mosmiratimit rë marrëveshjes financiare ndërkombëtare për reformimin e skemës sociale.
“Ka rëndësi që marrëveshjen e votuat kundër dhe është hera e parë në histori që një grup parlamentar e voton kundër, tash janë marrëveshjet me SHBA dhe dilni votoni kundër, ju smuni me dal me votua kundër, dhe tash bani filma, dhe veç dilni para qytetarëve me të njëjtat argumente dhe është turp çka keni bërë sot”, ka thënë Basha.
Dimal Basha i tha LDK-së se “i kanë lodhë qytetarët”.
E pas kësaj, fjalën e mori deputeti Arben Gashi, por Basha i shkoi te ulësja dhe prej aty i mbante “ders” se kjo ishte në të mirë të qytetarëve.
“Baju prej këtuhit, largomu. Nuk ke nevojë me folë ti këtu”, ia ka thënë Gashi Bashës që i ishte afruar te ulësja.
“Dimal, vazhdo në vend ulu”, ka ndërhyrë kryesuesi Glauk Konjufca.
“Nëse e ofendoni njëri-tjetrin, nëse krijoni dhe i acaroni relacionet ato pastaj po reflektohen që besa edhe në qëndrimet politike”, tha Konjufca
Për gjestin, Basha është kritikuar në fund të mbledhjes edhe nga Mimoza Kusari-Lila dhe kolegët e tjerë të Vetëvendosjes.