Ministri i Punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov pas takimit me homologun e tij grek, Nikos Kotzias, deklaroi se në takim është biseduar për të gjitha çështjet, përfshirë edhe ato ku akoma ka dallime.
Ai tha se për herë të parë është folur edhe për kornizën kohore nëse arrihet marrëveshja.“Për një pjesë të tyre ka përparim, për një pjesë akoma ka dallime. Kemi folur për herë të parë për kornizën kohore dhe për hapat nëse arrihet marrëveshje si do të veprohet. Ishte bisedë me mirëkuptim për nevojat e tjetrit dhe sfida jonë se si shqetësimet për të dyja palët.
Përderisa kemi folur kanë zhvilluar takim edhe grupet punuese, që në bazë të bisedimeve në Vjenë, kanë dakorduar tekstin për bashkëpunimin e ardhshëm në sfera të ndryshme. Kanë punuar edhe në tekste për ndalimin e irredentizmit nga të dyja palët dhe po ashtu në paragrafët e preambulës të marrëveshjes së ardhshme”, ka thënë Dimitrov, raporton SHENJA.
Ai ka shtuar se për këto bisedime do t’i informojnë kryeministrat dhe se procesi vazhdon edhe në periudhën e ardhshme.