Sot do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Në fushat termike do të ketë rënie deri në vlera negative, thekson IHMK.Sipas IHMK’së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do t’i mbajë vlerat e larta, mbi normalen, bën të ditur instituti.Nëpër ultësira në orët e hershme pritet të krijohet mjegull, por nuk do të jetë e qëndrueshme, ka njoftuar IHMK.Instituti ka paralajmëruar se do të fryjë erë nga verilindje me shpejtësi 1-4 m/s.