Dion Berisha zyrtarizohet në Bayern Munich

Prishtinë | 01 Qer 2023 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

FC Bayern ka nënshkruar kontratë me futbollistin e kombëtarës së Kosovës U21, Dion Berisha.

Ishte vet klubi bavarez që e konfirmoi këtë lajm përmes rrjeteve sociale.

“Dioni është talent ambicioz dhe ka punuar me përkushtim të madh te ekipi i Augsburgut. Ai ka fituar tashmë përvojë në ligën rajonale dhe ne jemi shumë të kënaqur që ai tani dëshiron ti kap majat  në të ardhmen në futbollin profesionist.”, tha drejtori sportive i Bayern Munich Campus, Halil Altintop, njofton Klankosova.tv.

Dion Berisha pati debutuar me kombëtarën e Kosovës U15 në vitin 2018, ndërsa deri më tani ishte pjesë e skuadrës së Augsburgut U19.

Të ngjashme