Lidhja e pikave strategjike mes Afganistanit, Sirisë dhe Koresë së Veriut është bërë një detyrë e pashmangshme. Vetëm duke e bërë këtë bota mund të fillojë të dallojë asaj që i ngjan një qasjeje koherente, të gabuar të politikës së jashtme amerikane nga administrata e presidentit Donald Trump.
Të fillojmë me sulmin ushtarak në bazën ajrore në Siri nga ku u lançua një sulm kimik nga regjimi i Bashar al-Assad. Ishte dërgimi i raketave Tomahawk për të dërguar një mesazh siç pretendon administrata Trump? A sugjeron kjo një qasje më ndërhyrëse ndaj luftës civile të Sirisë në dukje e patolerueshme?
Dikush mund të pyesë veten nëse sulmet tregojnë për një politikë të jashtme më muskulore në përgjithësi. Menjëherë pas kësaj, ushtria amerikane, pasi kishte marrë “autorizim total” për aksionin nga kryekomandanti, hodhi një bombë MOAB – bombën më të madhe jo-bërthamore të arsenalit amerikan – në Afganistan. Synimi imediat ishte të shkatërrohej një tunel lidhës i përdorur nga Shtetit Islamik. Pyetja është nëse MOAB ishte synuar vetëm për këtë drejtim. Dëshira e Koresë së Veriut për t’i varrosur instalimet ushtarake thellë nën tokë është e mirënjohur.
Tashmë, Trump ka urdhëruar një grup aeroplanmbajtësesh të Marinës Amerikane të lundrojnë në ujërat e Gadishullit Korean, mes tensioneve në rritje të testeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut. Në këtë kontekst, duket se politika e ish-presidentit amerikan Barack Obama për një “durim strategjik” ndaj Koresë së Veriut mund të jetë duke u zëvendësuar.
Por ndërsa Trump po mbështetet më shumë te shfaqja spektakolare e fuqisë krahasuar me Obamën, ai duket se nuk është përfshirë në ndonjë qasje diplomatike gjithëpërfshirëse. Trump i mbetet ende të emërojë poste kyçe, përfshirë ambasadorët amerikanë në Korenë e Jugut, Japoni dhe Kinë.
Çfarëdo diplomacie të pakët që mund të ekzistojë – si samiti i fundit i Trump me presidentin kinez Xi Jinping – duket se ekzistojnë vetëm për të mbështetur zgjidhje ushtarake. Në fakt duhet të jetë e kundërta: forca ushtarake duhet përdorur për të mbështetur diplomacinë. Siç vëzhgoi gjenerali i famshëm prusian Carl von Clausewitz, lufta është një mjet serioz për një fund serioz.
Të peshojmë situatën në Afganistan. Richard Holbrooke, një nga diplomatët më të mëdhenj të Amerikës në fillim të këtij shekulli, kërkoi të negocionte me kryengritësit talebanë. Ndonëse jo të gjithë talebanët afganë nuk do të ishin të hapur për bisedime, ai besonte se mjaft prej tyre mund të përfshiheshin dhe të ndërhynin për të dobësuar fraksionet më ekstreme. Ai pati një qasje strategjike që i përngjan asaj të Perandorisë Romake: “përça e sundo”.
Ushtria amerikane nën Trump, përkundrazi, hodhi “nënën e të gjitha bombave”. Mund të tregojë se administrata Trump parashikon një tërheqje të njëanshme nga Afganistani, siç bëri dikur administrata Obama. Nën Trump megjithatë, ShBA-ja mund të hedhë edhe disa MOAB të tjerë.
Administrata Trump duket se po afrohet me paraardhësen e saj në një tjetër synim strategjik: heqjen e Assadit të Sirisë nga pushteti. Por çfarë do të ndodhë tjetër? A do të dorëzojnë armët islamikët suni të cilët përbëjnë shumicën e opozitës në vend dhe ta harrojnë gjithë këtë ekstremizëm, duke përqafuar jetën, lirinë dhe lumturinë e një qeverie demokratike?
Në cilindo rast, mund të mos e zbulojmë kurrë sepse Assadi ende po fiton. Ai ka mbështetjen e aleatëve të fuqishëm, përfshirë Rusinë dhe Iranin dhe opozita është e përçarë në mënyrë të pashpresë. Edhe Ushtria Siriane e Lirisë është në të vërtetë një grup ushtrish që kanë pak perspektivë për t’u bashkuar – dhe më pak shpresë për të përmbysur regjimin. Opsioni më i kënaqshëm për t’i dhënë fund luftës në Siri është angazhimi i SHBA-së me fuqitë globale – përfshirë aleatët e Assad – duke rënë dakord në nevojën e një zgjidhjeje diplomatike, bazuar në ndarjen e pushtetit dhe decentralizimin e qeverisë.
Koreja e Veriut gjithashtu vuan nga një lider autokratik që nuk ka plan të largohet. Por, ndryshe nga Assad, Kim Jongun mund të shpërthejë ndonjë bombë tjetër bërthamore nga dita në ditë.
Por megjithatë, ka kufizime se çfarë mund të arrijë një qasje ushtarake këtu, pavarësisht se kjo nuk e ndaloi zëvendës/presidentin amerikan Mike Pence të thoshte së fundmi se “të gjitha opsionet janë mbi tavolinë”. Nga ana e tij, sekretari i shtetit Rex Tillerson e kaloi të gjithë kohën në terren në Korenë e Jugut muajin e kaluar me komandantin e ushtrisë amerikane të SHBA-së atje, në vend që të vizitonte punonjësit e tij: diplomatët e emëruar në ambasadën amerikane.
Senatori Lindsey Graham shkoi shumë larg teksa rekomandoi lansimin e një sulmi ajror kundër Koresë së Veriut tani – përpara se regjimi të mund të zhvillojë raketat e nevojshme për të hedhur armët bërthamore në ShBA. Pavarësisht se Veriu mund t’ia hedhë ato fqinjit jugor. Graham e konsideron veten një pragmatist; por nuk ka asgjë pragmatike në shkatërrimin e besimit që mban aleancën ShBA-Kore e Jugut.
Pak vetë në ShBA duket se kanë mendjen e Graham për veprim ushtarak që do të vinte 20 milionë koreano-jugorë në rrezik. Disa mbrojnë një marrëveshje me regjimin e Kim: një moratorium mbi testet e armëve, në këmbim të pakësimeve ushtarake ShBA-Kore e Jugut. Por kjo qasje do të dobësonte aleancën kritike të ShBA me Jugun ndërsa nuk bën asgjë për të shtypur urinë e Veriut për armë bërthamore.
Rrethanat në Siri, Afganistan dhe Korenë e Veriut variojnë shumë, por ato kanë disa gjëra të përbashkëta. Të gjitha përfaqësojnë sfida serioze të politikës ë jashtme për administratën Trump. Dhe asnjëra nuk mund të zgjidhet pa strategji diplomatike gjithëpërfshirëse.
Shpesh thuhet se 90% e jetës është të mburresh. Në diplomaci, megjithatë, çelësi është te veprimi i radhës, për të transformuar vizionin e politikëbërësve në një strategji koherente që i jep strukturë punës ditë pas dite në mbrojtjen e interesave të ShBA-së dhe aleatëve të saj botëror. Kjo nuk është diçka që mund ta bëjë vetëm ushtria.
(Autori: Christopher R. Hill)