Diplomatët serbë sot kthehen në Shkup

Prishtinë | 24 Gus 2017 | 09:17 | Nga

Diplomatët serbë do të fillojnë sot të kthehen në Ambasadën në Shkup.

Ky zhvillim vjen një ditë para takimit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq dhe homologut të tij maqedonas Nikola Dimitrov në Nish rreth zgjidhjes së çështjeve të pazgjidhura me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve miqësore të të dyja vendeve.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, pas bisedës telefonike midis Daçiq dhe Dimitrov, kthimi i stafit të ambasadës serbe në Shkup do të fillojë sot dhe kthimi i ambasadorit serb u njoftua për 31 gusht, raporton Tanjug.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme