Diplomati rus: Ka ardhur koha të mbushen mend ekstremistët dhe terroristët e Kosovës

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Rusia pret përgjigje adekuate nga udhëheqja dhe strukturat e specializuara të OSBE-së rreth ngjarjeve në Kosovë.

Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OSBE Aleksandar Lukasheviq, përcjell b92, transmeton Koha.net.

“Siç dihet mirë, në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës me pjesëmarrje të BE-së e me përkrahe të Perëndimit, është arritur pajtimi që forcat speciale të Policisë së Kosovës të armatosura me tyta të gjata nuk do të hyjnë në veriun e banuar nga serbët. Megjithëkëtë, gjatë ditëve të fundit kjo po ndodh me lejimin e plotë të forcave ndërkombëtare për Kosovën që kanë mandatin për garantimi n e paqes dhe të dhe të sigurisë në krahinë”, citon agjencia serbe e lajmeve të ketë thënë”, Lukasheviq.

Ai ka tërhequr vërejtjen për ato që ai i ka quajtur “pasojat e nxitjes së kosovarëve nda aksioneve antiserbe.

“Ka ardhur koha që të mbushen mend shqiptarët ekstremistë e e terroristë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme