Diplomon gjenerata e dytë dhe e tretë e Institutit Limak, punësohen në aeroport e jashtë Kosovës

Prishtinë | 29 Jan 2018 | 10:55 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka mbajtur ceremoninë të diplomimit të gjeneratës së dytë dhe të tretë të Institutit të Limak për Shërbime Aeroportuale, raporton Ekonomia Online.

Studentëve që kanë përfunduar me sukses programin, u ofrohet punësim në Limak Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, por edhe në një numër institucionesh të ngjashme brenda dhe jashtë vendit.

Drejtor i përgjithshëm i aeroportit Haldun Kokturk, tha se Limak ASI ka për qëllim përkrahjen e studentëve të fushave të ndryshme në zhvillimin e shkathtësive akademike dhe profesionale përmes trajnimeve të certifikuara ndërkombëtarisht dhe punësimin e të rinjve.

“Limka ASI është duke ofruar një program të lartë të mirëfilltë të trajnimeve profesionale në bashkëpunim në mes Institutit nga Franca, Universitetit nga Turqia dhe Universitetit të Prishtinës. Studentët janë të gatshëm të ballafaqohen me sfidat e aviacionit në Kosovë dhe botë”, tha Kokturk.

“Për momentin jemi krenar që jemi pjesë e njërit prej aeroporteve më moderne dhe më të suksesshme dhe jemi të lumtur që po e përjetojmë rritjen e stafit profesional dhe pasagjerëve përgjatë projektit”, shtoi Kokturk.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema tha se përmes këtij programi me anë të ligjëratave dhe punës praktike studentët kanë arritur të ngriten profesionalisht.

“Për mua si i pari i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, asgjë nuk ka më tepër vlerë sesa kur shoh në sytë e studentëve tanë, atyre që UP i përgatit të arrijnë karrierë e të jenë të dobishëm për shoqërinë dhe t’i realizojnë qëllimet e tyre. Shpresoj dhe besoj shumë që përmes ligjëratave e punës praktike që ka mundësuar ky program, studentët pjesëmarrës kanë arritur të kaliten profesionalisht”.

Zv.ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fehmi Mujota, theksoi se nëse bashkëpunimi ndërmjet studentëve dhe Limak qëndron, suksesi nuk do të mungojë.

“Kur bashkëpunimi është në nivelin çfare po dëshmohet me punën tuaj, suksesi sigurisht nuk do të mungojë asnjëherë. Limak është shembull i suksesit të përbashkët ndërshtetëror por edhe më gjerë. Një sukses të madh kanë arritur këta studentë të cilët sot po e kryejnë një pjesë të aftësive të tyre, sepse pjesën tyre e kryejnë në punën praktike”, tha Mujota.

Të diplomuarit thanë që pas përfundimit të studimeve në Francë, Turqi tashmë po ju ofrohet mundësia e punësimit në Aeroportin “Adem Jashari”.

Ata theksuan së përmes përkrahjes së vazhdueshme e ardhmja e tyre mori një rrugë tjetër.

Limak Instituti për Shërbime të Aeroportit synon të mbështes studentët vendor për të zhvilluar më tutje aftësitë e tyre profesionale dhe akademike, drejt një të ardhme premtuese, dhe duke qenë pjesë e korporatës tonë, për të zhvilluar njohuritë biznesore.

Përvoja të rëndësishme profesionale nga profesionistë nga Universitetit i Bosforit, sjell një përvojë të re praktike për studentët në një aeroport ndërkombëtar sikur Limak Kosova Aeroporti Ndërkombëtar.

Të ngjashme