Vlerësohet vepra e Ibrahim Rexhepit, AKR-ja humbi një nga shtyllat më të fuqishme

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 10:46 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka mbajtur mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të ish-gazetarit Ibrahim Rexhepi, i cili ishte anëtar i kësaj partie, raporton Ekonomia Online.

Në këtë mbledhje për Ibrahim Rexhepin u tha se AKR-ja humbi një shtyllë e fuqishme të saj, ndërsa Kosova humbi një gazetar dhe ekspert të ekonomisë, raporton Ekonomia Online.

Vesel Makolli zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MMPS), në emër të zëvendëskryeministrit dhe kryetarit të partisë së AKR-së, Behxhet Pacolli i cili është jashtë vendit shpreh ngushëllimet e tij të sinqerta për vdekjen e mikut, ekspertit dhe bashkëpartiakut të tyre.

“I dashur Ibro e kam të vështirë të them fjalë mortore, për ty miku im i shenjtë, çdo sekondë i kaluar me ty do mbeten të skalituara fort në memorien time”, tha Makolli.

“E kam të vështirë ta bind veten dhe juve që më nuk është në mesin tonë familjari, miku dhe bashkëpartiaku ynë që na le në kujtim shumë vepra që do kujtojmë me krenari sa të jemi gjallë”, tha ai.

Gazetarja, Albulena Mavraj në emër të gazetarëve shprehi ngushëllime për vdekjen e Rexhepit. Ajo tha se Rexhepi ishte shembull i gazetarit të ekonomisë i cili e njihte shumë mirë këtë sekt

“Me Ibron fillova karrierën time edhe pse punoja në një medium tjetër, por Ibro gjithnjë na ofronte këshilla të tij”, tha ajo.

“Ibra dinte të na kritikonte aq ulur dhe të na bëtë të pendohemi dhe të mos përsërisim më gabimet në shkrime dhe ishte aq modeste kritika e tij, e aq modeste sa i thonim Ibrahim na kritiko edhe një herë”, tha Mavraj.

Skënder Rexhepi foli në emër të familjes të së ndjerit, tha se Rexhepi ishte i të gjithëve pasi që ishte një njeri i madh, raporton EO.

“Faleminderit qe merrni pjesë në këtë ceremoni dhe ne si familje e kemi të vështirë dhe po përjetojmë momente të vështira me ndarjen e tij dhe nuk mundemi të besojmë ende se Ibro më nuk do të ketë në mesin tonë”, tha Rexhepi.

“Me egoizmin tonë shpesh herë duam të mbajmë me vete se është i yni, por njerëzit e mëdhenjtë janë të të gjithëve dhe ai ishte i të gjithëve sepse ishte i madh dhe i tillë do të mbetet përgjithmonë”, shtoi Rexhepi.

Në fund të mbledhjes u njoftua se ceremonia e varrimit do të mbahet sot duke filluar nga pra 15:30 në fshatin Slivovë të komunës së Ferizajt.

Të ngjashme