Mehmeti i AKR-së fton qytetarët që masovikisht të votojnë

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 10:50 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në shkollën “Pjetër Bogdani”, ka votuar kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga AKR-ja Gëzim Mehmeti, raporton Ekonomia Online.

Ai iu ma bërë thirrje qytetarëve që masovikisht të dalin dhe votojnë.

“E shfrytëzova të drejtën legjitime për të votuar i lus qytetarët që të dalin masovikisht dhe ta kenë një zgjidhje që të jetë zëri i tyre që ti zgjidhin problemet e qytetit”.

Në këto zgjedhje konkurrojnë 94 subjekte politike, ku 32 prej tyre janë Parti politike, një koalicion, 35 iniciativa qytetare, e 26 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë aplikuar në këto zgjedhje është 4.920, ku  165 prej tyre do të jenë kandidatë për kryetarë komunash.

Zgjedhje zhvillohen në 38 komuna përfshirë edhe ato në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.

Numri i qendrave të votimit në të gjithë Kosovën është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 qendra votimi.

Të ngjashme