Mehmeti viziton AKB-në, zotohet se në komunë do të hapet zyra për bizneset

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 14:32 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, i shoqëruar edhe nga nënkryetari i kësaj partie kanë vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB), raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast Mehmeti tha se me ardhjen e tij në pushtet do të hapë zyrën për bizneset në komunë.

Sipas tij, kryeqytetit do ta bëjë model të investimeve, duke shtuar se nuk do të lëshohen leje për ndërtim pa u plotësuar të gjitha kushtet.

“Si kryetar i ardhshëm zotohem që ndër vendimet e para do të jetë hapja e zyrës ku do të jenë të përfaqësuara të gjitha bizneset duke përmendur në këtë rast edhe AKB. Kryetari i ardhshëm nuk do të jetë që qeverisë vetë, por bashkëqeverisë”.

“Zotohem se do të përdori mundësinë ligjore që të gjitha bizneset të kenë mundësi ta shfrytëzojnë hapësirën komunale. Gjatë aplikimit për leje zotohem se të gjithë ata ndërtues që të plotësojnë kushtet do të kenë mundësi të pajisen me leje”.

“Prishtinën duhet ta bëjmë model të investimeve. Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa të kthehen investitorët dhe të investojnë në qytet”.

Nënkryetari, Selim Pacolli tha se sfidë mbetet mbrojtja e interesave të bizneseve, duke shtuar se me hapjen e zyrës në komunë nuk do të ketë më telashe, raporton EO.

“Ne biseduam për shumë pika, por ajo që është me rëndësi në këtë mandat synojmë hapjen e zyrës për komunitete të biznesit. Besoj që në të ardhmen bizneset nuk do të kenë telashe”.

Përderisa kreu i AKB-së, Agim Shahini, tha se do të presin të gjithë kandidatë për t’i dëgjuar planet e tyre, por që u intereson programi ekonomik që eliminon burokracinë e korrupsionin.

“Ne si Aleancë jemi institucion i hapur për të gjithë kandidatët dhe për t’i dëgjuar programet e tyre. Ajo çka neve na intereson është programi ekonomik që eliminon burokracinë e korrupsionin. Në të ardhmen do të jemi partner”.

Të ngjashme