Diplomojnë me ceremoni studentët e UP-së të gjeneratës 2018-2019

Prishtinë | 19 Dhj 2018 | 14:56 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” mbajti ceremoninë solemne të diplomimit të qindra studentëve të gjeneratës 2018-2019.

Rektori i UP-së Marjan Demaj, tha se Kosova ka nevojë për transformim dhe këta të rinj të diplomuar në fusha të ndryshme janë shpresa më e madhe e Kosovës në këtë rrugëtim.

“Është kënaqësi e veçantë të iu uroj mirëseardhje në këtë ceremoni. Në këtë ditë shpreh admirimin tim për të diplomuar si dhe besimin se ju si ambasadorë të ardhshëm do të punoni drejtë zhvillimit të Prishtinës”.

“Universiteti ynë është më mirë se kurrë më parë. Në këtë drejtim ju informoj se studentët tanë u rangun në vendin e parë në basketboll dhe volejboll. Të dashur të diplomuar sot ju keni fituar të drejtën për të qenë krenarë e këtë të drejtë me suksesin tuaj na falët edhe neve”.

“Uroj që mësimi më i rëndësishëm që e keni mësuar na universitetin tonë është se dija asnjëherë nuk del jashtë mode. Kosova ka nevojë një transformim dhe në këtë rrugëtim ju jeni shpresa më e madhe”.

Ndërsa Heset Sahiti zv.ministër i MAShT-it, tha se kjo ngjarje nuk i bën krenarë vetëm të diplomuarit, por edhe gjithë shtetin e Kosovës në tërësi.

“Marrja e diplomës është një kthesë e veçantë për çdo student një moment që definon të ardhmen profesionale për secilin. Të jesh student i UP-së dhe të marrës diplomë nga ai dijeni që është një moment shumë i veçantë. Nga ky universitet kanë ndalë shumë emra eminentë të cilët na kanë bërë krenarë. Duke ju uruar për sukseset e arritura ju uroj shumë fat dhe sukses në rrugëtimin e mëtejshëm”.

Ndërsa Laureta Rexhepi, e diplomuar në Fakultetin Juridik në emër të të gjithë të diplomuarve të tjerë, tha se rrugëtimi për këtë ditë nuk ka qenë i lehtë pasi që Kosova ishte përcjell nga probleme të shumta e kjo po i kushtonte edhe të gjitha niveleve të arsimit në vend.

“Është kënaqsi të jemi këtu për të ndarë përvojat tona bashkërisht. Sot jemi këtu por rrugëtimi ynë nuk ishte i lehtë vitet tona të studimit na kanë përcjell me probleme të shumta të shtetit tonë. UP-ja është universitet që ngërthen traditën e arsimit ndër ne. UP është vetë pasqyra e ndryshimit që çdo i ri kërkon. Kur universiteti ofron cilësi atëherë duket dukshëm rruga jonë për të ardhmen”.

“Kur vendosa të studioj në UP, detyra më dukej shumë e vështirë por tani që jemi në këtë ceremoni, ky fakt na bën të jemi shumë krenarë. Ne dhe ju, jemi ata që do të mund të bëjmë ndryshime, jemi e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi”.

Të ngjashme