Futbollisti i famshëm holandez Dirk Kuyt paralajmëroi fundin e karrierës si futbollist, vetëm tre ditë pas një hat-trick-u në xhiron e fundit të kampionatit holandez, ku Feyenoord siguroi titullin e parë të kampionatit pas 18 vitesh.
Kuyt, i cili është në moshën 36 vjeçare, triumfin e Feyenoord-it kundër Haracles me 3:1 e ka përshkruar si momentin më të mirë në karrierën e tij.
“Të gjitha ëndrrat e mia janë realizuar. Kur u ktheva në Feyenoord dy vite më parë e dija se mund të fitojmë titullin. Këtë edhe e kam thënë dhe të gjithë më tallnin”, ka thënë Kuyt.