Temperaturat këto ditë kanë filluar të rriten dhe me ardhjen e vapës, shfaqen rastet e problemeve shëndetësore. Sidomos, personat të cilët vuajnë nga sëmundje të zemrës, duhet të bëjnë kujdes gjatë ditëve të nxehta. Ekzistojnë disa metoda se si të qëndroni të shëndetshëm dhe të hidratuar gjatë verës.
Pini shumë ujë. Kjo ju siguron që të qëndroni të hidratuar dhe të mbani shëndetin në formë.
Hani shumë perime si dhe konsumoni supë.
Shmangi ushqimet me shumë yndyrë dhe ushqimet e shpejta.
Mos qëndroni shumë në diell. Mes orës 12:00 dhe 15:00 është koha kur vapa shënon kulmin, ndaj përpiquni të mos qëndroni jashtë në këtë kohë.
Kujdesuni për lëkurën. Rrezet e forta të diellit janë të dëmshme për lëkurën. Këshillohet të vendosni krem për mbrojtje nga rrezet e diellit sa herë që frekuentoni ambiente të hapura.