Disa persona raportohet të jenë lënduar nga të shtënat që shpërthyen të hënën në mëngjes në qytetin qendror holandez, Utrencht, ka raportuar policia.
Forcat policore të qytetit bënë të ditur se një stacion tramvaji është rrethuar ndërsa shërbimet e emergjencës kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes, ka raportuar “Reuters”.
Mediat botërore kanë raportuar se një burrë ka hapur zjarr në një tramvaj, në sheshin “24 tetori”. Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes shfaqin një tramvaj të ndaluar dhe të rrethuar nga forcat policore në mes të një kryqëzimi.
Policia ka konfirmuar se ka nisur operacionin masiv të kërkimit të sulmuesit, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.