Së paku 11 njerëz u vranë nga shpërthimi i makinës bombë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.
Sulmi ndodhi në parkingun e një qendre tregtare, thanë zyrtarët.
Mbi 15 vetë u plagosën dhe u dërguan në spitale për trajtim, tha oficeri i policisë, Ali Hassan Kulmiye.
Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi islamik Al-Shabab, i cili është i lidhur me Al-Kaidën.
Al-Shabab përpiqet të krijojë një shtet fundamentalist islamik në Somali.
Militantët e tij vazhdimisht sulmojnë ndërtesat qeveritare, hotelet dhe restorantet.