Diskutim për përfshirjen e grave në zhvillim – Valon Prebreza takon gratë e Fushë Kosovës

Prishtinë | 06 Nën 2025 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Valon Prebreza, zhvilloi një takim frymëzues me gratë e komunës, bashkë me deputeten Fitore Pacolli dhe përfaqësuesen e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Vildane Latifi.

Takimi u fokusua në rolin e grave si faktorë kyç në zhvillimin e komunitetit dhe në krijimin e një Fushë Kosove më të drejtë, më të barabartë dhe më funksionale për të gjithë qytetarët. Gjatë diskutimeve u trajtuan tema konkrete që prekin përditshmërinë e grave dhe familjeve, nga përfshirja e grave në biznese e mbështetja për nënat e reja, deri te infrastruktura e çerdheve publike, planifikimi urban, lirimi i trotuareve dhe menaxhimi më i mirë i mbeturinave dhe kanalizimit.

Prebreza vuri në pah se përfshirja e grave në proceset ekonomike, shoqërore dhe vendimmarrëse nuk është vetëm çështje barazie, por një domosdoshmëri për të ndërtuar një komunë të fortë e moderne. Ai theksoi se qeverisja lokale duhet të jetë aleate e grave, duke krijuar hapësira të sigurta, mundësi për punësim, dhe mbështetje për nismat që fuqizojnë rolin e tyre në shoqëri.

Prebreza tha se angazhimi i tij për barazi gjinore dhe zhvillim gjithëpërfshirës do të mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisjes së tij, sepse, siç u pa edhe në këtë takim, gratë janë forca që e lëviz përpara Fushë Kosovën.

Të ngjashme