Zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi, dje ka zhvilluar një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, me të cilin ka diskutuar rreth mundësisë së finalizimit dhe nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit për krijimin e Ekipit Kombëtar për Identifikimin e viktimave në fatkeqësi të mëdha (DVI-së).
Zëvendësministri Dushi e informoi Maxhunin në lidhje me ecurinë e përgatitjes së këtij dokumenti të rëndësishëm kombëtar, si dhe me domosdoshmërinë e krijimit të Ekipit Kombëtar për Identifikimin e viktimave në fatkeqësi të mëdha.
Marrë parasysh obligimet dhe përgjegjësit që dalin nga kjo marrëveshje, zëvendësministri Dushi ka shprehur gatishmërinë e Ministrisë së Drejtësisë për të ofruar mbështetje të mëtutjeshme për ekipin i cili do të merret me finalizimin e këtij memorandumi.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, duke vlerësuar këtë iniciativë, shprehu vullnetin e tij që këtë obligim shtetëror ta procedojë sa më shpejtë që të jetë e mundur duke qenë në koordinim të plotë me Ministrinë e Drejtësisë dhe gjithë aktorët relevant për mbështetjen e plotë për Ekipin Kombëtar për Identifikime edhe në të ardhmen.
Në përmbyllje të këtij takimi, te dyja palët u pajtuan për angazhimin e mëtutjeshëm në mbështetje të profesionistëve që merren me identifikimin e viktimave në fatkeqësi të mëdha