Diskutohet për hapjen e pikës kufitare “Stanqic-Bellanoc”

Prishtinë | 29 Mar 2017 | 09:38 | Nga

Në selinë e delegacionit të BE-së në Shkup, me ftesë të Ambasadorit  Samuel Zhbogar, është mbajtur takimi i nivelit të lartë trepalësh ndërmjet Qeverisë së Kosovës, Qeverisë së Maqedonisë dhe përfaqësueseve të BE-së nga dy shtetet respektive.

Në këtë takim trepalësh, z. Bajram Gecaj, Zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal edhe njëherë ri-konfirmoi qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të marrë përsipër të gjitha obligimet sa i përket hapjes së pikës së përbashkët kufitare “Stanciq-Bellanoc”.

Gecaj theksoi se përmbushja e detyrimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës tashmë është në fazën finale dhe se Qeveria mbetet e përkushtuar të mbështesë procesin e implementimit të këtij projekti, si një projekt shumë i rëndësishëm për lehtësimin e lirisë së lëvizjes së qytetarëve të cilët jetojnë në këtë zonë kufitare.

Njëkohësisht, përmes implementimit të këtij projekti të bashkëpunimit ndër-kufitar, Qeveria e Republikës së Kosovës ri-konfirmon aftësinë e saj për të realizuar projektet e financuara nga BE, si dhe avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Me qëllim të realizimit të këtij p projekti, mbetet që institucionet e Qeverisë së Maqedonisë, të ndërmarrin veprimet konkrete sa i përket përmbushjes së detyrimeve sipas protokollit të përbashkët të nënshkruar ndërmjet dy shteteve.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme