Ekonomia Online
FUNDIT

Dislokohen në Kosovë edhe pesë xhandarë nga Franca

Dislokohen në Kosovë edhe pesë xhandarë nga Franca

Pesë xhandarë të Xhandarmësisë së Francës do të dislokohen nesër në Kosovë si kontribut i Forcës së Xhandarmerisë Evropiane (EUROGENDFOR) për Njësinë e tanishme të Policisë së Specializuar Rezervë të EULEX-it (NJPSR), aktualisht e përbërë prej 24 Karabinierëve italianë dhe 20 Zyrtarëve lituanezë të sigurisë publike, njofton EULEX Përmes një njoftimi, thuhet se dislokimi i […]

Pesë xhandarë të Xhandarmësisë së Francës do të dislokohen nesër në Kosovë si kontribut i Forcës së Xhandarmerisë Evropiane (EUROGENDFOR) për Njësinë e tanishme të Policisë së Specializuar Rezervë të EULEX-it (NJPSR), aktualisht e përbërë prej 24 Karabinierëve italianë dhe 20 Zyrtarëve lituanezë të sigurisë publike, njofton EULEX

Përmes një njoftimi, thuhet se dislokimi i tyre do të kontribuojë për informimin e Misionit mbi situatën.

Franca edhe më herët ka dislokuar në Kosovë xhandarë.

EULEX-i tha më herët se prurja e kësaj njësie në Kosovë, do të rrisë më shumë sigurinë.

Të ngjashme