Dita 2 pas aktgjykimit në Hagë, ende asnjë reagim serioz zyrtar nga institucionet publike. Edhe më keq, as nuk ka ndodhur deri më tani, e as nuk ka ende një kohë të caktuar kur do të mblidhen dhe t’i gjenerojnë qëndrimet e duhura.
Institucionet tona publike po sillen thuajse kjo ngjarje ka ndodhur në/për Zelandë të Re dhe nuk ka të bëjë asgjë me ne.
Nuk ka ndonjë takim në nivel të Qeverisë? As të Këshillit të Sigurisë Kombëtare? As të Kuvendit? As të Ministrisë së Drejtësisë? Cilido institucion relevant…
Mos u bëni sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ky është një aktgjykim që prek drejtpërdrejt Kosovën, të kaluarën dhe të ardhmën.
Institucionet e Kosovës duhet minimalisht me u mbledh, me e analizu mirë aktgjykimin dhe pasojat e tij, me u koordinu mes vete dhe të gjeneru qëndrimet dhe veprimet serioze institucionale të Kosovës.
Heshtja nuk është qëndrim serioz e as shtetëror. Është indiferencë ndaj publikut dhe Kosovës dhe njëfar tradhtie ndaj së kaluarës sonë dhe ndaj njerëzve që po mbahen atje me denime mostruoze.