Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut, policët i bashkohen aksionit në sheshin e Prishtinës

Prishtinë | 14 Qer 2026 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Dhuruesve të Gjakut, në sheshin e Prishtinës po zhvillohet një aktivitet për dhurimin vullnetar të gjakut.

Qytetarët veçse po i bashkohen thirrjes për të dhuruar gjak, një nismë humanitare që synon të sigurojë rezerva të mjaftueshme për nevojat e pacientëve.

Pjesë e aksionit janë bërë edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët po dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare.

Të ngjashme