Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve do të mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve, raporton Ekonomia Online.
Në këtë takim merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti.
UNICEF dhe BE-ja në Kosovë, shënojnë po ashtu sot Ditën Botërore të Fëmijëve.
Në kuadër të projektit “Mbrojtja e Fëmijëve të Cenueshëm në Kosovë”, që do të mbahet sot marrin pjesë ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dhe ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci.
Kjo konferencë do të mbahet në ora 12:00 në hapësirat e qendrës “Termokiss”, Prishtinë.