Dita e dytë e vaksinimit, numër i madh i të moshuarve presin në radhë

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 12:09 | Nga Aulona Sylaj

Vaksinimi i personave mbi moshën 85 vjeçare ka vazhduar edhe të premten në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Numër i madh i të moshuarve kanë pritur në radhë për tu vaksinuar.

Javën e kaluar ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor kundër virusit Covid-19.

Vaksinimi do të bëhet edhe në Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Vushtrri, Gjilan dhe Prizren.

Deri të mërkurën janë vaksinuar 4 300 persona.

Të ngjashme