Dita e Flamurit, qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë mbledhje të përbashkët me 28 nëntor

Prishtinë | 20 Sht 2022 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Tiranë. Ai dhe homologia e tij Lindita Nikolla kanë bërë të ditur se dy qeveritë ajo e Kosovës dhe Shqipërisë do të mbajnë mbledhje të përbashkët me 28 nëntor kur shënohet edhe dita e Flamurit.

Qeveria e Kosovës nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti ka mbajtur dy mbledhje të përbashkëta me qeverinë shqiptare raporton Gazeta Express.

Mbledhja e fundit në Prishtinë u mbajt në qershor të këtij viti, kurse ajo e parafundit më 26 nëntor në Elbasan.

Në mbledhjen e përsbashkët në Prishtinë në qershor janë nënshkruar 19 marrëveshje mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë 

Të ngjashme