Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, ka shënuar ditën e shkollës ku me këtë rast i pranishëm ishte edhe kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.
Ramosaj tha se ky gjimnaz ndër vite ka nxjerrë kuadro të cilët na bëjnë krenarë me arritjet e tyre.
“Sot kisha kënaqësinë të isha pjesë në organizimin e shënimit të ditës së shkollës në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.
Falënderues për punën e drejtorit dhe mësimdhënësve të këtij gjimnazi, i cili ndër vite ka nxjerrë kuadro të cilët na bëjnë krenarë me arritjet e tyre”, ka shkruar Ramosaj.