Në ditën botërore të nënave, Dua Lipa, postoi fotografi nga fëmijëria duke uruar personin më të shtrenjtë – nënën, njofton Klan Kosova.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare e me famë ndërkombëtare, hyri në Instagram , për t’i kushtuar pak fjalë nga zemra, Anesës.
“Urime dita e nënave për heroinën time. Faleminderit që më mësove që shëndeti dhe lumturia vijnë të parat dhe se puna e pasioni i vështirë do të jenë gjithmonë forca lëvizëse për ëndrrat e mia. Të dua”.
Dy imazhet e postuara nga Dua, morën mijëra pëlqime dhe komente të prej më të ndryshmëve, njofton Klan Kosova.