Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e tretë e nëntorit parashihet me kushte të pa qëndrueshme meteorologjike. Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius. Edhe të martën parashihet mot […]
Dita e parë e javës nis me diell, parashikimi i motit për sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e tretë e nëntorit parashihet me kushte të pa qëndrueshme meteorologjike.
Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.
Edhe të martën parashihet mot kryesisht i ngjashëm. Vranësirat do të shtohen, por nuk parashihet të ketë reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.











