16 shtatori shënon ditën më të rëndësishme të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, sot me fillim nga ora 10:00 do të jenë para Dhomave të Specializuara të Kosovës, në seancën ku pritet të shpallet verdikti përfundimtar lidhur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.