Dita kundër duhanit, kujtohet koha e luftës kur mungonin cigaret

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 21:22 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse ishte Dita Ndërkombëtare Kundër Duhanit, lënia e tij ishte e pamundur për disa qytetarë të komunës së Skenderajt.

Duke kujtuar të kaluarën, një i moshuar nga kjo komunë ka treguar për KlanKosova.tv se është duhanpirës që 30 vjet, teksa ka folur edhe për kohën kur e pinin një lloj tjetër cigareje e cila quhej kaçak dhe që nuk përdoret shpesh në ditët e sotme.

Ndërkaq një tjetër qytetar është shprehur se kostoja mujore e konsumit të duhanit shkon deri në 150 euro në muaj, mirëpo edhe përkundër kësaj dhe efekteve negative shëndetësore, ai nuk kishte mundësi që të hiqte dorë prej tij.

Arsyet e pirjes sipas deklaratave të tyre ishin nga më të ndryshmet, kurse blerja e tij sipas një shitësi ambulant është goxha e lartë.

Ndërkaq, edhe pse vet janë duhanpirës të rregullt, që të gjithë bënë thirrje që ky produkt të mos konsumohet.

Ndryshe, 31 maji njihet si Dita Ndërkombëtare Kundër Duhanit e cila u miratua në vitin 1987 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për të luftuar zakonin e pirjes së tij, që shkakton miliona vdekje në gjithë globin.

Të ngjashme