Dita ndërkombëtare e lumturisë

Prishtinë | 20 Mar 2017 | 09:56 | Nga

Kombet e Bashkuara e shpallën Ditë ndërkombëtare të Lumturisë me 20 mars.

Kjo ditë është po ashtu edhe dita e parë e pranverës dhe kemi plot arsye për të na qeshur fytyra dhe të jemi të lumtur.

Në korrik të vitit 2012, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara adoptoi një rezolutë, sipas së cilës Dita Ndërkombëtare e Lumturisë do të shënohet çdo vit më 20 mars.

Për të festuar, njerëz në të gjithë botën organizohen dhe u sjellin lumturi të tjerëve.

E nëse diku në botë ekziston një njeri që do të ishte model lumturie, atëherë ai është Don Johnson nga Niagara, një muzikant, i cili shpesh mund të gjendet duke argëtuar njerëz në ngjarje të ndryshme, spitale e madje edhe qendra përkujdesjeje shëndetësore.

“Më pëlqen jeta dhe jam mirënjohës se tani jam 87 vjeç dhe gjithçka me mua është OK”, ka thënë Johnson, shtëpia e të cilit është e mbushur me certifikata dhe pllakate falënderimi nga organizata të shumta.

“Muzika ka një kuptim të madh në jetën time. Kur shkoni në spital apo në qendër përkujdesjeje shëndetësore dhe e shihni ndonjë njeri që nuk është dhe aq mirë, atëherë filloj të luaj ndonjë këngë që ata e pëlqejnë, sikur kjo të ishte gjëja e fundit që mund të bëj për ta. Ndoshta i kam bërë të ndihen të lumtur vetëm për një ditë apo për të paktën disa minuta”, është shprehur ai.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme