Dita Ndërkombëtare e Reduktimit të Katastrofave, cila përkujtohet çdo 13 tetor nuk ka tërhequr vëmendjen e institucioneve në Kosovë.
Deri më tani në Kosovë nuk është paraparë asnjë aktivitet për këtë ditë. Ndërkohë, gjatë këtij viti nëpër vende të ndryshme të botës janë shënuar një numër katastrofash me pasoja të rënda.
Përveçse janë shkaktuar shumë humbje njerëzore dhe vuajtje, sollën gjithashtu zvogëlimin e kapaciteteve dhe resurseve të tyre, ashtu edhe frenimin e zhvillimit ekonomik në ato vende.