Zyrtarë të MSh-së nisin Javën për Dhurimin e Gjakut, ftojnë qytetarët të kontribuojnë

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 11:03 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë (MSh) kanë dhuruar gjak në fillimin e Javës së Dhurimit të Gjakut dhe Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë që ka sigurimi në kohë i gjakut dhe produkteve të tij në shpëtimin e jetëve të atyre që kanë nevojë.

Faik Hoti, drejtor i departamentit për Informim në këtë ministri, tha se procesi i dhurimit të gjakut përpos anës humanitare përmban edhe anën pozitive shëndetësore. Hoti shtoi se çdo dhurues ndihet mirë sepse po u ndihmon të tjerëve, raporton Ekonomia Online.

“Ky proces i ka disa të mira dhe ajo më e rëndësishmja është se vjen në shprehje ajo vlera humanitare për të ndihmuar. Çdo dhurues besoj se ndihet mirë kur dhuron gjak sepse e po ndihmon dhe ana tjetër pozitive e dhurimit të gjakut është se para që t’i nënshtrohet këtij procesi e përfiton një vizitë mjekësore, kontrolle falas dhe është fakt i njohur shkencor se të gjithë ata që dhurojnë gjak janë më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve të sistemit kardiovaskular, diabetit. Pra përpos anës humanitare ky proces ka edhe anën pozitive shëndetësore”.

Hoti apeloi të gjithë ata që gëzojnë shëndet dhe peshë mbi 45 kilogramë t’i bashkohen aksionit për dhurimin e gjakut.

Bukurie Zhubi, U.D e drejtoreshës së Qendrës Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut, tha se aktiviteti qendror i javës për dhurimin e gjaku është në qendër, por do të ketë edhe aktivitete tjera.

Zhubi tha se këtë mëngjes përveç zyrtarëve të MSh-së kanë dhuruar gjak edhe personeli i Klinikës së Stomatologjisë dhe një grup alpinistësh, raporton EO.

Ajo bëri të ditur se kjo jave do të zgjasë deri më 22 qershor. Ndërsa sipas saj më 20 qershor do të dhurojnë gjak edhe pjesëtarë të FSK-së e EULEX-it.

“Sot është dita botërore e dhurimit të gjakut. Për të shënuar ketë ditë kemi ndërmarrë disa aktivitete. Kjo ditë  ka për qëllim qa të informojë opinionin për dhurimin e gjakut dhe të inkurajoj  ata për dhurim të dhuruar gjak. Aktivitetin kryesorë e kemi këtu në Qendrën e transfuzionit të gjakut por do të kemi gjatë javës edhe aktivitete të tjera në disa qytete”.

“Përveç këtij aktiviteti  sot kemi  edhe në sheshin e qytetit për qytetarët të cilët dëshirojnë të dhurojnë gjak vullnetarisht. Me 20 qershor kemi aktivitete të organizuara me përqindje me të mëdha ku do t’i kemi EULEX-in,  FSK,  të cilët kanë shprehur gatishmërinë të dhurojnë gjak. Me 19 qershor do te kemi aktivitete me të rinj e Pejës në shesh”.

“Që prej vitit 2004 kjo datë shënohet me fushatë për dhurimin e gjakut për të shpëtuar jetën e atyre në nevojë. Çdo vit më 14 qershor në shumë vende të botës, përfshirë edhe Kosovën, organizohet “Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut”.

Gjithashtu, kjo ditë fokusohet edhe në falënderimin e të gjithë dhuruesve vullnetarë të gjakut të cilët shpëtojnë jetë çdo ditë me dhurimin e gjakut të tyre.

Të ngjashme