Në ditën Ndërkombëtare të Sindromën Down, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka bërë të ditur se kanë shënuar disa aktivitete.
“Në ditën Ndërkombëtare të Sindromën Down, e kemi shënuar me një aktivitet tejet të veçantë, ku fëmijët me Sindromën Down shfaqën talentin e tyre artistik nëpërmjet artit të mahnitshëm “Ebru”.
Idrizi ka thënë se nëpërmjet pikturave unike, ata treguan kreativitetin e tyre të paimagjinueshëm.