Ditën e nesërme paralajmërohen trazira në Maqedoni

Prishtinë | 25 Pri 2017 | 19:46 | Nga

Mediat maqedonase raportojnë se lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe i BDI-së Ali Ahmeti janë takuar gjatë ditës së sotme për të diskutuar për zgjidhjen e ngërçit politik në Maqedoni.

Sipas mediave lokale, ekziston mundësia që të zgjidhet kryetari i Parlamentit maqedonas dhe kjo ka qenë tema e diskutimit mes Zaev dhe Ahmetit. Ndërkaq, agjencia e lajmeve “Ina”, raporton se nëse nuk krijohen rrethanat që sonte të zgjidhet kryeparlamentari, atëherë kjo gjë do të ndodhë nesër në ora 18:00 dhe më pas do të nisin procedurat për zgjedhjen e kabinetit të ri qeveritar.Agjencia “Ina” ka bërë gjithashtu edhe një paralajmërim. Sipas saj, nuk përjashtohet mundësia që Presidenti i Maqedonisë Ivanov të shpallë gjendje lufte, me pretendimin se po rrezikohet karakteri unitar i vendit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme